Rikthehet energjia elektrike në Përrenjas, OSSH riparon fiderin e dëmtuar
24 Nëntor 2026 |
13:53
Është rikthyer në funksion të plotë rrjeti elektrik në Përrenjas, pas një ndërprerje nga stuhia e djeshme.
Sipas raportimeve, ekipet e OSSH punuan për vendosjen në funksion të plotë të fiderit nr.1, 6kV, i dëmtuar gjatë kohës së keqe, me stuhi dhe breshër.
Kushtet e motit nuk lejonin elektricistët të avanconin me punimet dhe procesi i riparimit të linjës nisi sërish sot në mëngjes.
Kabulli i dëmtuar kalon në dalje të nënstacionit, ku ndodhen edhe linjat e tjera, ndaj është punuar me mjaft kujdes në gërmimin e vendit të avarisë.
OSSH mundi t’i japë më herët energji elektrike disa lagjeve të qytetit përmes linjave paralele, duke mos lejuar ndërprerje të stërzgjatura të energjisë elektrike.
Lajme të Sugjeruara
SPAK sugjeron që Veliaj të marrë pjesë në seancat e ardhshme me videokonferencë, GJKKO: Konsultë me Burgjet
Në përfundim të seancës së sotme, prokurori Altin Dumani i ka sugjeruar gjykatës mundësinë që seancat e ardhshme të Erion Veliajt të zhvillohen me videokonferencë...
Përse u përmend Shqipëria? Meçollari analizon sulmin me dron ndaj anijes ruse në Libi
Ish-zëvendëskomandanti i Flotës Detare, Artur Meçollari, i ftuar këtë të martë në Euronews Albania me gazetarin Thimi Samarxhiu, bëri një përshkrim teknik të detajuar të...
Tirana pret më 25-26 nëntor Konferencën e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, zbardhet agjenda
Më 25 dhe 26 nëntor, Tirana do të presë Konferencën e Investimeve BE–Ballkani Perëndimor (EU–WB6 Investment Forum), një forum i nivelit të lartë që mbledh...
- 13:46 SPAK sugjeron që Veliaj të marrë pjesë në seancat e ardhshme me videokonferencë, GJKKO: Konsultë me Burgjet
- 13:22 Përse u përmend Shqipëria? Meçollari analizon sulmin me dron ndaj anijes ruse në Libi
- 13:22 Tirana pret më 25-26 nëntor Konferencën e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, zbardhet agjenda
- 13:08 Këshilli i Legjislacionit miraton Ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 11 maj 2025
- 12:58 Vrasja e Arlinda Zekajt, arrestohen edhe 4 persona të tjerë! Mes tyre edhe ish-vjehrra e ish-kunati
- 12:52 Ndreca nga GJKKO: Kërkojmë që Veliaj të ndiqet nga mjeku ynë, pritet vendimi i Drejtorisë së Burgjeve