AKTUALITET

Dashnor Sula prezanton Sistemin Unik të Gjobave: Çdo kundërvajtje do të gjurmohet, synohet rritja e transparencës

13:40 - 24.11.26 GSH Gazetar
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është prezantuar Sistemi Unik i Gjobave, një platformë e re digjitale që synon të rrisë transparencën, llogaridhënien dhe përgjegjshmërinë e institucioneve të inspektimit. Gjatë aktivitetit të prezantimit, Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, theksoi rëndësinë e këtij sistemi për unifikimin e procedurave dhe monitorimin më të saktë të masave administrative.

Përmes platformës së re E-Gjoba, çdo kundërvajtje do të pajiset me një numër unik identifikimi dhe do të ketë një bazë të qartë ligjore. Kjo do të mundësojë gjurmimin e çdo akti administrativ, si dhe kontrollin më të detajuar të gjobave të vendosura nga institucionet përgjegjëse.

Në fjalën e tij, Sula u shpreh se regjistri i ri do të krijojë mundësi për të ndjekur më mirë rezultatet e punës së inspektorateve, për të evidentuar problematikat dhe për të forcuar përgjegjshmërinë institucionale.

“Regjistri krijon mundësinë për të ndjekur më mirë rezultatet, do të mund të shikohen saktë gjobat. Të dhënat në regjistër bëjnë të mundur që të identifikohen problematikat dhe kështu forcohet përgjegjshmëria institucionale. Nga sot, duhet ta bëjmë E-Gjoba pjesë funksionale të jetës së përditshme. Inspektorati i Përgjithshëm do të punojë bashkë me ju”, deklaroi Dashnor Sula.

Sipas tij, funksionalizimi i sistemit kërkon bashkëpunimin e të gjitha institucioneve të inspektimit, në mënyrë që platforma të përdoret në përditshmëri dhe të shërbejë si një instrument efektiv për administrimin e gjobave.

Sistemi Unik i Gjobave synon të krijojë një mekanizëm të unifikuar për regjistrimin, administrimin dhe monitorimin e kundërvajtjeve administrative. Në këtë mënyrë, synohet të reduktohen problematikat në procedura, të rritet gjurmueshmëria e vendimmarrjeve dhe të garantohet më shumë transparencë në ushtrimin e funksioneve inspektuese.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.