
SPAK ka propozuar që kryebashkiaku i Tiranës Veliaj të marrë pjesë në seancat e radhës përmes videokonferencë nga paraburgimi i Fierit ku ndodhet.
Propozimi u bë nga prokurori i çështjes Dumani ndërsa avokati i Veliajt Ndreca u shpreh dakord.
Pas kësaj, Gjykata e Posaçme do marrë informacion nga Drejtoria e Burgjeve nëse kjo gjë është e mundur teknikisht.