Tenisti italian Jannik Sinner i është nënshtruar sot me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe, sipas raportimeve, procedura ka shkuar sipas planit. Operacioni është kryer nga një prej specialistëve më të mirë në botë për kirurgjinë te sportistët.
Operacioni konsiston në një zgjatje të brezit iliotibial, procedura më pak invazive dhe më pak traumatike për të trajtuar problemin dhe për të gjetur një zgjidhje përfundimtare.
Tani fillon faza më delikate: rehabilitimi. Vlerësimet fillestare sugjerojnë një periudhë rikuperimi prej rreth tre muajsh, një afat kohor që praktikisht e përjashton pjesëmarrjen e Sinner në fillim të sezonit të ardhshëm.
Pra, ai do të humbasë grand slamin e Australiann Open, i cili zhvillohet në janar. Sinner, aktualisht numri 2 në botë, pritet të rikthehet në mars, kur dhe nisin turnetë e parë Masters në Amerikë.
Prioriteti tani është rikuperimi i plotë, pa e nxituar procesin. Data e rikthimit të tij në fushë do të varet nga e ecura e rehabilitimit, ndaj periudha e mungesës ka gjasa të zgjasë nga katër deri në pesë muaj.







