Këshilli për Legjislacionin ka miratuar kërkesën e Partisë Demokratike për ngritjen e Komisionit Hetimor për Zgjedhjet e 11 majit të vitit 2025. Nga ana socialiste ka pasur dakordësi të vijohet me zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila njohu të drejtën e opozitës për ngritjen e komisionit hetimor. Tetorin e vitit të kaluar, në kërkesën e PD shprehej si qëllim ‘kontrolli i ligjshmërisë së veprimtarisë të organeve të pushtetit qendror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025.’