UEFA ka përcaktuar trupën gjykuese që do të vendosë drejtësi në ndeshjen e së enjtes mes Egnatias dhe Lincoln Red Imps.

Sfida do të drejtohet nga një katërshe arbitrash suedezë, me Oscar Johnson të caktuar si arbitër kryesor. Në krahët e tij do të jenë asistentët Marcus Lundgren Klitte dhe Sebastian, ndërsa arbitri i katërt do të jetë gjithashtu suedez, Mohammed Al-Hakim.

Edhe teknologjia VAR do të jetë në duart e një dysheje ndërkombëtare, me holandezët Erwin Blank dhe Alex Bos të përzgjedhur për të monitoruar vendimet e gjyqtarëve gjatë takimit.

Kështu, UEFA ka zyrtarizuar ekipin e arbitrimit për përballjen Egnatia-Lincoln Red Imps, që do të zhvillohet këtë të enjte.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb