Jeta Deda ka marrë drejtimin e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, duke pasuar në këtë detyrë Elisaveta Treskën.
Deda merr drejtimin e “Shefqet Ndroqit” pas punës së saj në krye të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor.
“Jeta Deda merr drejtimin e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, me përgjegjësinë për të çuar përpara prioritetet e këtij institucioni, në funksion të forcimit të kapaciteteve spitalore, mirëmenaxhimit dhe rritjes së cilësisë së shërbimit ndaj pacientëve. Mirënjohje Elisavetën Treskës për angazhimin dhe kontributin e saj dhe suksese drejtoreshës së re të përgjithshme Jeta Deda, në detyrën e re!”, thuhet ne njoftimin e ministrisë.








