Pas një dekade të kaluar me fanellën e Manchester Cityt, Kevin De Bruyne rikthehet në “Etihad”, këtë herë si kundërshtar, në përballjen e Napolit me ish-ekipin e tij në Champions League.

“Jam krenar për atë që kam arritur si futbollist dhe, sinqerisht, ky është klubi im; i dua pronarët”.

“Madje kam biseduar edhe me presidentin rreth asaj se si mund të blihet një klub. Kam vetëm dashuri për këtë klub, ndjenjë që nuk do të ndryshojë kurrë, duke pasur parasysh mënyrën se si njerëzit aty më trajtuan mua dhe familjen time për 10 vite”, tha belgu.

Më tej, ai shtoi: “Në jetë ka rregulla, por të gjithë luajnë në kufijtë e lejuar. Unë kam luajtur brenda vijave të bardha, kam garuar kundër lojtarëve të tjerë dhe kam përjetuar shumë gjëra me ekipet e mia dhe me lojtarët e tjerë. Kjo është ajo që vlerësoj më shumë”.

“Kam dhënë gjithçka nga vetja dhe kjo nuk do të ndryshojë në mendjen time. Nuk besoj se shumë njerëz do ta ndryshojnë mendimin e tyre për mua si lojtar, apo për mënyrën se si kemi luajtur”, tha De Bruyne.

“Megjithatë, supozoj se secili ka mendimin e vet. Të tjerët mund të ndihen disi të ‘turpëruar’, por unë nuk mund të ndryshoj asgjë në lidhje me këtë”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb