Rreth 90 familje jetojnë në kushte tepër të vështira në Kabinat e "Plazhit të Vjetër" në Vlorë. Familjet, të cilat jetojnë në këto banesa sociale, janë strehuar aty vite më parë, por, siç tregojnë edhe vetë banorët, me kalimin e kohës ato janë amortizuar, duke u kthyer në të pajetueshme, ose mund t'i zënë nën vete.
Sot këto familje pohojnë se jetojnë mes lagështisë, mureve të rrëzuara, shumë prej tyre edhe pa dyer dhe dritare, teksa thonë se gjendja ekonomike i detyron të jetojnë në këto kushte.
Familjet, të cilat janë strehuar në Kabinat e Plazhit të Vjetër, vijnë nga kategori të tilla si të pastrehë, familje me të ardhura të pakta, invalidë, romë dhe egjiptianë. Prej vitit 1990, këto banesa sociale nuk kanë pasur asnjë ndërhyrje për rikonstruksion. Gjithashtu, edhe projektet për shembjen e tyre dhe strehimin më pas të familjeve apo trajtimin e tyre me bonus qiraje, deri më tani kanë mbetur në letër.
© SYRI.net
52-vjeçari ndërroi jetë në gjendje të rënduar në Durrës/ Komisioneri për Diskriminimin: U la pa kujdes dhe u braktis...
Është dashuri e vërtetë apo pasion obsesiv? 'Babai' i ekzistencializmit, kishte disa ide për këtë
Nxënësit holandezë tronditen nga varfëria në Shqipëri: Hanë vetëm një vakt, jemi me fat që jetojmë në Holandë