Vrasja e Nikulajt, Prokuroria kërkon lënien në fuqi të burgimit të përjetshëm për Saraivën

24 Nëntor 2026 | 15:18

Prokuroria ka kërkuar lënien në fuqi të dënimit me burgim të përjetshëm për shtetasin portugez Ruben Saraiva, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, ngjarje e ndodhur më 19 prill 2023 në Shëngjin.

Në përfundim të qëndrimit të saj në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, organi i akuzës ka kërkuar që të mos ndryshohet vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë në Lezhë, e cila e dënoi Saraivën me burgim të përjetshëm.

Sipas dosjes së prokurorisë, Ruben Saraiva dyshohet se është personi që qëlloi për vdekje me armë zjarri biznesmenin Ardian Nikulaj, brenda ambienteve të hotelit të tij në Shëngjin.

Nga ana tjetër, mbrojtja ka kundërshtuar vendimin e shkallës së parë, duke kërkuar ndryshimin e tij dhe rivlerësimin e provave të administruara gjatë procesit gjyqësor.

Pas përfundimit të shqyrtimit të çështjes, Gjykata e Apelit pritet të shpallë vendimin më 2 dhjetor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spiropali reagon pas përjashtimit nga grupi i PS: Flasim nesër

Deputetja, Elisa Spiropali pak minuta më parë ka dalë me një reagim në “Facebook” pasi sot ajo u përjashtua nga grupi i PS-së. Spiropali shkruan...
14:51 | 24/11/2026

Ambasadori Wendt takim me kreun e SPAK dhe drejtorin e BKH (VIDEO)

Ambasadori amerikan, Eric Wendt këtë martë ka zhvilluar një vizitë në ambientet e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Ambasadori Wendt ka zhvilluar takim me kreun e...
13:58 | 24/11/2026

Rikthehet energjia elektrike në Përrenjas, OSSH riparon fiderin e dëmtuar

Është rikthyer në funksion të plotë rrjeti elektrik në Përrenjas, pas një ndërprerje nga stuhia e djeshme. Sipas raportimeve, ekipet e OSSH punuan për vendosjen...
13:53 | 24/11/2026