Ministria e Sportit dhe Rinisë (MSR) ka nisur hartimin e 12 akteve nënligjore, me synimin për të përmirësuar dhe rregulluar më tej sektorin e sportit në Republikën e Kosovës.
Grupet punuese të ministrisë po përpilojnë dokumentet që prekin fusha kyçe të organizimit dhe funksionimit të sportit në vend.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit të MSR-së, aktet do të trajtojnë veprimtarinë e federatave dhe klubeve sportive, mbështetjen financiare dhe shpërblimin e sportistëve, sponsorizimin, ushtrimin e aktiviteteve sportive dhe kompensimin e kontribuuesve në sport.
Nisma përfshin gjithashtu rregullimin e inspektimit dhe përmirësimin e standardeve të qeverisjes së mirë në sport.
Ministria synon të ndërtojë një kuadër ligjor më të plotë e funksional, që përcakton standarde të qarta për organizimin, funksionimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sportit në Kosovë.







