E martë, 24 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Akuza për falsifikim dokumenti, Gjykata e Lartë rrëzon pafajësinë e Luiz Ejllit
Lajme

Akuza për falsifikim dokumenti, Gjykata e Lartë rrëzon pafajësinë e Luiz Ejllit

Çështja rikthehet për rigjykim

Gjykata e Lartë ka ndërhyrë në çështjen penale ndaj këngëtarit Luiz Ejlli, duke prishur vendimin e Gjykatës së Apelit që e kishte shpallur atë të pafajshëm për akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

Vendimi i ri i gjykatës më të lartë të vendit parashikon rikthimin e dosjes për rigjykim në Gjykatën e Apelit, por këtë herë nga një tjetër trupë gjykuese.

Çështja lidhet me dyshimet për falsifikimin e një akti noterial dhe justifikimin e një shume prej 210 mijë eurosh. Pikërisht për këto akuza, Luiz Ejlli ishte përballur me procesin gjyqësor, i cili në Apel ishte mbyllur me vendim pafajësie.

Me prishjen e këtij vendimi, Gjykata e Lartë ka bërë që çështja të rikthehet në shqyrtim gjyqësor, duke i hapur rrugë një procesi të ri në Apel.

Kështu, vendimi i mëparshëm që e shpallte të pafajshëm këngëtarin nuk mbetet më në fuqi, ndërsa fati i çështjes do të përcaktohet nga gjykimi i ri përpara trupës tjetër gjykuese.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.