Jamal Musiala po kalon një periudhë të vështirë për shkak të problemeve neurologjike. Vëmendja tashmë është përqendruar te përshtatja e terapisë me medikamente, pasi ndryshimi i dozave mund të sjellë efekte anësore dhe vështirësi në rikuperim.

Neurologu theksoi se problemi me të cilin po përballet lojtari i Bayern prek një pjesë të vogël të popullsisë, por nuk është një fenomen i rrallë, veçanërisht te moshat e reja.

“Problemi i Musialës prek rreth 0.5 deri në 1% të popullsisë së përgjithshme. Format e epilepsisë nuk janë aq të rralla, sidomos te të rinjtë”, u shpreh ai.

Ndërkohë, Musiala ka marrë mbështetje të veçantë nga kolegët e tij. Erling Haaland, Jude Bellingham, Hugo Ekitike dhe Michael Olise e kanë vizituar në spital, duke i qëndruar pranë në këtë moment të vështirë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb