Saudi Premier League s’ndalet me 1 mld € e shpenzuara në 2023, sauditët gati “sulmin” e radhës

Klubet e Premier League po përgatiten për një tjetër “sulm” nga Arabia Saudite për të marrë lojtarët e tyre më të talentuar, pasi liga saudite e futbollit, e cila disponon buxhete gjigante, po shqyrton mundësinë e lehtësimit të rregullave mbi shpenzimet.
Aktualisht, skuadrave në Saudi Pro League (SPL) u lejohet të kenë në përbërjen e tyre prej 25 lojtarësh vetëm tetë të huaj, por po diskutohet rritja e këtij numri në 14, ose edhe më shumë.
Nëse ky ndryshim miratohet, ka gjasa të shkaktojë një fluks të madh parash në treg, të ngjashëm me shpenzimet marramendëse prej 765 milionë paundësh në vitin 2023, kur yje si Cristiano Ronaldo, Karim Benzema dhe N’Golo Kante iu bashkuan skuadrave të mbështetura nga Fondi i Investimeve Publike (PIF). A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



