Pesë punonjës të OSHEE-së në Shkodër janë proceduar penalisht për "Shpërdorim detyre", në vijim të hetimeve të operacionit "Labirinti", ku një ditë më parë në fshatin Ganjollë u zbulua një ambient nëntokësor i përshtatur për kultivimin e bimëve të dyshuara narkotike dhe për përpunimin e lëndës së dyshuar narkotike. Gjatë ndërhyrjes në zonën e quajtur "Kanali i Drinit", policia sekuestroi 170 kilogramë lëndë narkotike, asgjësoi 2600 bimë kanabisi dhe arrestoi 10 shtetas. Në kuadër të hetimeve të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës dhe nisi procedimi penal ndaj punonjësve të OSHEE-së.