Shtyhet seanca ndaj ish-bashkëshortit, avokati i Arlinda Zekaj: Nuk u cilësua si viktimë e ndjeshme
Seanca e shqyrtimit fillestar ndaj J.S, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, nuk është mbajtur këtë të martë në Gjykatën Themelore në Pejë. Ai akuzohet për veprën penale “Kanosja”.
Avokati i familjes së të ndjerës, Besnik Berisha, bëri të ditur se shtyrja e seancës erdhi pas një kërkese të paraqitur prej tij, pasi gjatë shqyrtimit të aktakuzës kishte konstatuar, sipas tij, një lëshim nga ana e prokurores së çështjes.
Berisha pretendon se në aktakuzë, Arlinda Zekaj nuk ishte cilësuar si viktimë e ndjeshme, pavarësisht se tashmë kishte ndërruar jetë.
“Arsyeja e mosmbajtjes së seancës lidhet me një kërkesë timen, pas pranimit të aktakuzës e cila ndodhi në fillim të shqyrtimit fillestar, ku kam vërejtur edhe një lëshim skandaloz të prokurores, duke mos e cilësuar tashmë të ndjerën si viktimë të ndjeshme”, deklaroi avokati.
Ai bëri të ditur gjithashtu se për këtë çështje i është drejtuar me kërkesë Kryeprokurorit të Shtetit dhe mekanizmave të tjerë institucionalë.
Ndërkohë, zhvillimi vjen në një ditë kur Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës konfirmuan zgjerimin e hetimeve për vrasjen e Arlinda Zekajt dhe ndalimin e katër personave në lidhje me këtë rast.
Mes personave të ndaluar janë edhe ish-vjehrra e saj, N.S, dhe ish-kunati, D.S.
Ish-bashkëshorti i Alrinda Zekajt dërgohet në Gjykatën Themelore të Pejës https://t.co/D4iHqjZyR5
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) November 24, 2026
Mbrojtja e Kadri Veselit përgatit apelin në Hagë: I është mohuar drejtësia
Mbrojtja e Thaçit: Nuk pajtohemi me mënyrën se si Haga e llogariti paraburgimin, do ta apelojmë
Nesër protestë në Prishtinë për mbrojtjen e grave: Femicidi është urgjencë kombëtare
- 15:18 Vrasja e Nikulajt, Prokuroria kërkon lënien në fuqi të burgimit të përjetshëm për Saraivën
- 15:11 Mbrojtja e Kadri Veselit përgatit apelin në Hagë: I është mohuar drejtësia
- 15:05 Zbulohet ambient për kultivimin e drogës, procedohen 5 punonjës të OSHEE-së në Shkodër
- 14:51 Spiropali reagon pas përjashtimit nga grupi i PS: Flasim nesër
- 14:46 Ukraina këmbëngul se sulmi ndaj anijes ruse në Libi ishte për vetëmbrojtje
- 14:34 Katari kërkon rivendosjen e lundrimit në Hormuz dhe rikthimin e bisedimeve SHBA-Iran