Saga ligjore për finalen e Kupës së Afrikës 2025 ka marrë fund me një vendim të ri. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka pranuar ankesën e Senegalit, duke i rikthyer përfaqësueses afrikane titullin e fituar në fushën e lojës më 18 janar, në finalen kundër Marokut.
Vendimi i CAS-it rrëzon kështu atë të Konfederatës Afrikane të Futbollit (CAF), e cila më 17 mars kishte vendosur t'ia jepte trofeun Marokut në tavolinë, duke regjistruar një fitore 3-0.
Ngjarjet që çuan në këtë përplasje ligjore nisën në minutat e fundit të finales së zhvilluar në Rabat. Pas akordimit të një penalltie në favor të Marokut, stoli i Senegalit reagoi ashpër dhe lojtarët u larguan përkohësisht nga fusha, duke shkaktuar kaos dhe ndërprerjen e ndeshjes.
Ishte kapiteni Sadio Mané ai që ndërhyri për të bindur shokët e skuadrës të riktheheshin në fushë dhe të vazhdonin lojën. Maroku pati mundësinë ideale për të fituar trofeun, por Brahim Diaz gaboi nga pika e bardhë, duke tentuar një goditje me stilin panenka.
Finalja vazhdoi në kohën shtesë, ku Pape Gueye shënoi golin vendimtar, duke i dhënë Senegalit fitoren 1-0 dhe titullin kampion të Afrikës.
Federata marokene kundërshtoi rezultatin, duke pretenduar se largimi i përkohshëm i lojtarëve senegalezë nga fusha duhej konsideruar braktisje e ndeshjes dhe, për rrjedhojë, humbje në tavolinë.
CAF pranoi argumentet e Marokut dhe ndryshoi rezultatin e finales në favor të tij. Senegali iu drejtua më pas CAS-it, duke kërkuar anulimin e këtij vendimi.
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv i ka dhënë të drejtë përfaqësueses senegaleze, duke rikthyer rezultatin e arritur në fushë. Kështu, Senegali konfirmohet zyrtarisht kampion i Afrikës për vitin 2025, ndërsa Maroku humbet titullin e marrë fillimisht me vendim të CAF.
© SYRI.net
Manchester United, më pak se 50 milionë paundë për merkaton e janarit, Pochettino kërkon dy përforcime
Fabregas shmang krahasimet mes Nico Paz dhe Messit: Janë të bezdisshme, nuk do ta lejoj të humbasë përulësinë
Mareska pranon krizën e Manchester Cityt: Katër ndeshje pa fitore janë për të ardhur keqBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: