Shirat e ditëve të fundit kanë sjellë dëmtime në rrugën nacionale që lidh Qafën e Buallit me urën e fshatit Fshat, në Klos.
Në Kloskatund, vërshimi i ujërave të shiut një ditë më parë shkaktoi shembjen e një pjese të rrugës.
Të lidhura
None found
Dëmtimi është i konsiderueshëm. Firma përgjegjëse për mirëmbajtjen ka vendosur shirit paralajmërues për të sinjalizuar drejtuesit e mjeteve për shembjen në anën e poshtme të rrugës.
Segmenti në Kloskatund vijon të jetë pjesa më problematike e aksit Klos–Qafë Buall.
Traseja e këtij segmenti është deformuar vazhdimisht, ndërsa gjendja nuk ka ndryshuar pavarësisht ndërhyrjeve të kryera ndër vite.







