Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka komentuar vendimin e Partisë Socialiste për ta larguar Elisa Spiropalin nga grupi parlamentar. Në reagimin e saj, ajo përdori ironi dhe kritikoi mënyrën se si mund të zhvillohet më tej përplasja mes palëve.
Koçeku iu drejtua drejtpërdrejt Spiropalit, duke thënë se pas përjashtimit mund t’i kërkohet të dorëzojë mandatin e deputetes. Ajo ngriti edhe mundësinë e heqjes së imunitetit në rast se Spiropali nuk pranon ta dorëzojë mandatin.
Të lidhura
None found
“Mos u mërzit Elisa, tash do të thonë ‘dorëzo mandatin!’. Nëse nuk e dorëzon, kanë me të heq imunitetin. Dhi e egër s’kanë si me të thanë”, shkruan Koçeku në reagimin e saj.
Reagimi i deputetes së pavarur pasoi vendimin e PS-së për përjashtimin e Spiropalit nga grupi parlamentar socialist.








