Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dy persona arrestohen pas incidentit në rezidencën e Princit William dhe Kate Middleton në Norfolk

    Sigurimi në bujqësi nis për herë të parë në janar 2027, Koçiu: 18 miliardë lekë mbështetje për fermerët

    Avokatët e Thaçit paralajmërojnë apel në Hagë: Po të llogaritej paraburgimi, dënimi do të ishte shlyer

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Dy persona arrestohen pas incidentit në rezidencën e Princit William dhe Kate Middleton në Norfolk
    Botë

    Dy persona arrestohen pas incidentit në rezidencën e Princit William dhe Kate Middleton në Norfolk

    November 24, 2026

    Dy persona janë arrestuar nga policia britanike, nën dyshimin për vjedhje me thyerje, pas një incidenti të raportuar në rezidencën Anmer Hall, në Norfolk të Anglisë, që përdoret nga Princi William dhe Princesha Kate Middleton.

    Sipas Policisë së Norfolkut, arrestimet u kryen pas një ngjarjeje të ndodhur të hënën në mbrëmje në pronën që ndodhet brenda territorit privat mbretëror të Sandringhamit.

    Anmer Hall është një rezidencë me 10 dhoma, e cila iu dhurua çiftit nga Mbretëresha Elizabeth II dhe shërben si shtëpia e tyre e pushimit në fshat, larg angazhimeve zyrtare dhe vëmendjes publike.

    William dhe Kate, së bashku me tre fëmijët e tyre, George, Charlotte dhe Louis, jetojnë kryesisht në Forest Lodge, në Windsor, të cilën e kanë zgjedhur si rezidencën e tyre të përhershme.

    Megjithatë, Anmer Hall ka një rëndësi të veçantë për familjen mbretërore. Aty çifti kaloi një periudhë të tërhequr nga jeta publike, pas njoftimit të Princeshës Kate për diagnozën e kancerit dy vite më parë.

    Rezidenca është një ndërtesë e stilit gjeorgjian, e ndërtuar me tulla të kuqe dhe e pozicionuar në një zonë të izoluar të pronës mbretërore Sandringham, pranë Sandringham House.

    Ndërkohë, një ditë pas incidentit, Princi William u fotografua gjatë një vizite në Downing Street 10, në kuadër të angazhimeve të tij publike.

    Deri më tani, autoritetet britanike nuk kanë bërë të ditura detaje të tjera mbi rrethanat e incidentit apo nëse në momentin e ngjarjes familja mbretërore ndodhej në rezidencë.

    Kate Middleton Princi William
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dy persona arrestohen pas incidentit në rezidencën e Princit William dhe Kate Middleton në Norfolk

    November 24, 2026

    Sigurimi në bujqësi nis për herë të parë në janar 2027, Koçiu: 18 miliardë lekë mbështetje për fermerët

    November 24, 2026

    Avokatët e Thaçit paralajmërojnë apel në Hagë: Po të llogaritej paraburgimi, dënimi do të ishte shlyer

    November 24, 2026

    Danimarka dhe Ruanda drejt marrëveshjes për qendrën e deportimit të emigrantëve

    November 24, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.