13-vjeçarja amerikano-shqiptare gjendet në Tiranë pas largimit nga Shkodra, dyshohet për abuzime sek*uale në disa qytete

Një vajzë 13-vjeçare amerikano-shqiptare, me origjinë nga Shkodra, është gjetur në Tiranë pasi prej një jave nuk ishte kthyer në shtëpi. Ajo ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike. Ekzaminimet mjekësore, dëshmia e saj dhe provat e mbledhura nga Policia e Shtetit tregojnë se e mitura dyshohet të jetë abuzuar seksualisht nga të rritur në disa qytete të Shqipërisë.

Për kërkimin e saj u angazhuan menjëherë policia e Shkodrës dhe drejtoritë e tjera vendore, në bashkëpunim me prokurorinë dhe me asistencën e forcave të sigurisë së Ambasadës Amerikane. Vajza u gjet pas disa ditësh kërkimesh.

Të lidhura

None found

Deri tani janë arrestuar të paktën 4 shtetas, ndërsa disa persona të tjerë janë shpallur në kërkim si të dyshuar për abuzim me 13-vjeçaren. Hetuesit kanë dyshime të forta se, në disa raste, persona të dyshuar i kanë dhënë para të miturës në këmbim të marrëdhënieve intime.

Rreth 2 javë më parë, nëna e kishte përcjellë vajzën, si çdo ditë, në shkollën private të Shkodrës ku ajo mësonte prej afro 4 vitesh, pas kthimit të familjes nga Amerika. Atë mëngjes, 13-vjeçarja doli nga korridori i shkollës pa hyrë në mësim dhe mori autobusin për në Tiranë.

Verifikimet e grupit hetimor tregojnë se më pas ajo ka shkuar fillimisht në Fier, e më tej në Gjirokastër, Vlorë, Durrës dhe Burrel, përpara se të kthehej në Tiranë. Gjatë këtyre lëvizjeve, sipas hetimeve, ka udhëtuar e vetme, herë me autobus e herë me taksi.

Në qytetet ku ka qëndruar, e mitura dyshohet të jetë abuzuar nga persona të ndryshëm; disa prej tyre janë arrestuar dhe të tjerët po kërkohen. Sipas të dhënave të deritanishme të hetimit, ajo nuk shoqërohej nga askush dhe nuk rezulton që lëvizjet e saj të jenë imponuar nga një person me qëllim shfrytëzimin. Personat e dyshuar për abuzim mësohet se e kanë njohur rastësisht.

Aktualisht 13-vjeçarja ndodhet në një qendër sociale institucionale në Tiranë. Ajo është në gjendje të rëndë psikologjike dhe po merr kujdes nga psikologë, mjekë e punonjës socialë. Çështja po ndiqet nga Policia e Shtetit, prokuroria dhe Ambasada Amerikane.

Vajza ka lindur në SHBA nga dy prindër shqiptarë, të cilët prej disa vitesh jetojnë në Shkodër. Babai i saj është dënuar me burg, ndërsa ajo jetonte me nënën. Më parë ishte larguar nga shtëpia për 2-3 orë dhe më pas ishte kthyer.

Sipas burimeve, dyshohet se këtë herë e mitura ka marrë disa bizhuteri ari nga shtëpia dhe i ka shitur. Paratë e siguruara në këtë mënyrë mendohet se i ka përdorur për udhëtimet dhe qëndrimin në qytetet ku shkoi, krahas shumave që dyshohet t’i ketë marrë më vonë nga disa prej personave të arrestuar ose të shpallur në kërkim.

Ende nuk janë të qarta arsyet pse ajo u largua nga Shkodra drejt qyteteve të tjera, si dhe rrethanat që çuan te marrëdhëniet intime me personat e dyshuar për abuzim.

Policia e Shtetit po vijon hetimet intensive për të identifikuar e arrestuar të gjithë personat e përfshirë, numri i të cilëve mendohet të jetë 7 ose më shumë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, e cila konsiderohet ndër rastet më të rënda që lidhen me të miturit dhe me të cilat janë përballur vitet e fundit Policia e Shtetit, Prokuroria e Shkodrës dhe Ministria e Arsimit.


Shtuar më 24.11.2026 16:49

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetbahis siteleriGrandpashabet girişGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetqueenbetForum zamparalargrandpashabetjojobetjojobet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet girişCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetPadişahbetstarzbetGrandpashabetjojobetjojobetjojobet