DOSJA E FRIKSHME| Vjehrra incizonte çdo lëvizje të Arlindës. Pas vrasjes, ajo dhe kunati shqetësoheshin për zbulimin e bashkëpunimit
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar paraburgim për katër persona të dyshuar për përfshirje në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.
Bëhet fjalë për Nurije Sylajn, ish-vjehrrën e viktimës, Driton Sylajn, ish-kunatin e saj, si dhe Metë Pepajn e Gëzim Bobin. Ndërkohë, hetimet janë zgjeruar edhe ndaj ish-bashkëshortit të Arlindës, Jeton Sylaj, i dyshuar për shtytje në vrasje të rëndë.
Media “Betimi për Drejtësi” ka siguruar dosjen e Prokurorisë, ku përshkruhen detaje të komunikimeve dhe veprimeve të të dyshuarve.
Sipas Prokurorisë, Nurije Sylaj e kishte fotografuar dhe incizuar vazhdimisht Arlindën pas kthimit të saj në shtëpinë familjare, ndërsa në telefonin e saj ishte gjetur edhe një video e realizuar nga Driton Sylaj, të cilën ai dyshohet se ia kishte dërguar përmes WhatsApp-it.
Prokuroria pretendon se Nurije ishte e pranishme edhe kur Albert Sylaj e sulmoi Arlindën me sëpatë, por nuk ndërmori asnjë veprim për ta ndaluar. Po ashtu, dyshohet se pas vrasjes tentoi t’i devijonte hetimet me deklaratën e saj si dëshmitare.
Pjesa më shqetësuese e dosjes lidhet me komunikimet e gjetura në telefonat e sekuestruar, ku, sipas Prokurorisë, kishte kërcënime ndaj një dëshmitareje dhe një të miture.
Në njërin prej mesazheve thuhet: “Diçka nije për to, shoh diçka, dije se tona trutë në tokë kom me ja qitë kësaj e ty, me ditë që s’e shoh diellin kurrë me sy”.
Prokuroria vlerëson se komunikimet mes Nurije dhe Driton Sylajt tregojnë se shqetësimi i tyre kryesor nuk ishte vrasja e Arlindës, por mundësia e zbulimit të bashkëpunimit dhe përfshirjes së tyre.
“Përmbajtja e këtyre komunikimeve, veçanërisht shqetësimi i tyre lidhur me mundësinë e zbulimit të bashkëpunimit”, thuhet në kërkesën e prokurorise.
Ndërkaq, Metë Pepaj dyshohet se e transportoi Albert Sylajn pas vrasjes deri në fshatin Bec, ndërsa Gëzim Bobi dyshohet se e strehoi në banesën e tij në Gjakovë dhe më pas e dërgoi në drejtim të fshatit Maznik.
Prokuroria ka kërkuar paraburgim, duke argumentuar se ekziston rreziku i ndikimit dhe frikësimit të dëshmitarëve, si dhe i përsëritjes së veprave penale.
Shtyhet seanca ndaj ish-bashkëshortit, avokati i Arlinda Zekaj: Nuk u cilësua si viktimë e ndjeshme
Mbrojtja e Kadri Veselit përgatit apelin në Hagë: I është mohuar drejtësia
Mbrojtja e Thaçit: Nuk pajtohemi me mënyrën se si Haga e llogariti paraburgimin, do ta apelojmë
- 16:48 Ekstradimet nga Dubai tronditin botën e krimit, të kërkuarit ndërkombëtarë po kërkojnë streha të reja
- 16:42 “Syzet perverse”, Fjala e Vitit 2026 në Australi! Reagime të forta ndaj syzeve inteligjente të Metës të cilat cënojnë privatësinë
- 16:31 Nga burgim i përjetshëm në 25 vite burg për Festim Bexhdilin, fshehu provat për vrasjen e Jan Prengës
- 16:26 Përjashtimi i Spiropalit nga grupi i PS-së, reagon Marjana Koçeku: Tani do të të thonë dorëzo mandatin
- 16:05 “Mëso të sillesh me njerëzit”, Balla përplaset me Zhupën: Mbledh firma dhe të shkarkoj
- 16:00 Shtyhet seanca ndaj ish-bashkëshortit, avokati i Arlinda Zekaj: Nuk u cilësua si viktimë e ndjeshme