Senegali feston sërish, CAS i jep të drejtë dhe i rikthen titullin kampion të Afrikës

24/11/2026 17:07

Senegali rifitoi trofeun e Kupës së Afrikës në përfundim të një beteje të gjatë ligjore.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv përmbysi vendimin e mëparshëm të Konfederatës Afrikane të Futbollit që ia i kishte dhënë Marokut fitoren 3-0 në tavolinë të finales së kompeticionit e si rrjedhojë edhe të trofeut.

Senegal e kishte fituar titullin kampion të Afrikës në fushën e lojës, në përfundim të një finaleje kaotike të zhvilluar në marok në janar, për të parë që t’i hiqej në muajin mars në selinë e qeverisë së futbollit afrikan për shkak të braktisjes së fushës së lojës nga futbollistët e tij që kishin protestuar për një 11 metërsh të dhënë në favor të Marokut.

Tani, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, e anuloi këtë vendim duke iu referyar zgjedhjes së arbitrit për të lejuar rifillimin e ndeshjes pas protestës. Në fund Senegali iu imponua Marokut në fushën e lojës duke e fituar ndeshjen 1-0 në 30 minutat e kohës shtesë.

Top Channel