Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ngjarje e rëndë në Shkodër: 13-vjeçarja shqiptaro-amerikane abuzohet seksualisht, gjithçka nisi pasi…

timoni.al by timoni.al
November 24, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Ngjarje e rëndë në Shkodër: 13-vjeçarja shqiptaro-amerikane abuzohet seksualisht, gjithçka nisi pasi…
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një vajzë e mitur 13-vjeçare amerikano‑shqiptare, me origjinë nga Shkodra, është viktimë e abuzimit seksual. Ngjarja është regjistruar pas disa ditësh që ajo ishte larguar dhe nuk ishte kthyer në shtëpi; denoncimin e bëri në polici nëna, ndërsa babai ndodhet në burg. Forcat e Policisë së Shkodrës dhe drejtorive të tjera vendore, së bashku me Prokurorinë, nisën kërkimet. Hetimet e seksionit kundër trafiqeve, të drejtuara nga shefi i këtij sektori në Policinë e Shkodrës, Jordan Istrefi, dhe verifikimet e lëvizjeve me kamera sigurie treguan se 13‑vjeçarja ka qenë në disa qytete të ndryshme të vendit, ku dyshohet se është abuzuar seksualisht.

Pas disa ditësh kërkimesh, vajza u gjet në Tiranë në gjendje të rënduar psikologjike. Eksaminimet mjekësore, dëshmia e saj dhe provat e mbledhura nga Policia e Shtetit konfirmojnë se është abuzuar nga të rritur në disa qytete të Shqipërisë. Disa shtetas janë arrestuar, ndërsa të tjerë janë në kërkim; aksioni nuk është përmbyllur ende. Në disa raste hetuesit dyshojnë se abuzuesit i kanë dhënë para të miturës kundrejt marrëdhënieve intime.

Sipas verifikimeve, e mitura ka qëndruar fillimisht në Fier, më pas në Gjirokastër, Vlorë, Durrës, Burrel dhe më në fund u rikthye në Tiranë. Në këto qytete dyshohet se është abuzuar nga persona të ndryshëm, një pjesë prej të cilëve janë arrestuar, ndërsa të tjerë janë në kërkim. Hetimet tregojnë se vajza ka udhëtuar e vetme, herë me autobus e herë me taksi; sipas hetuesve, ajo nuk shoqërohej nga askush dhe veprimet e saj nuk rezultojnë të kenë qenë të detyruara nga ndonjë person për ta shfrytëzuar. Lëvizjet janë dokumentuar nga kamerat e sigurisë në qytetet e përmendura.

Aktualisht 13‑vjeçarja ndodhet në një qendër sociale institucionale në Tiranë, në gjendje të rëndë psikologjike, nën kujdesin e psikologëve, mjekëve dhe punonjësve socialë. Rasti po ndiqet nga Policia e Shtetit, Prokuroria dhe Ambasada Amerikane. Babai i vajzës është i dënuar me burg, ndërsa ajo jetonte me nënën; më parë kishte ikur për disa orë, por këtë radhë u largua për një periudhë më të gjatë. Sipas burimeve, vajza dyshohet se mori disa bizhuteri ari nga shtëpia dhe i shiti, dhe me ato para lëvizi dhe jetoi në qytetet ku shkoi, përveç parave që dyshohet se mori më pas nga disa prej personave të arrestuar dhe në kërkim. Arsyet e largimit dhe të kryerjes së marrëdhënieve intime mbeten të paqarta. Policia e Shtetit vijon hetimet intensive; mendohet se janë shtatë ose më shumë persona të përfshirë, dhe pritet komunikatë për shtyp në ditët në vijim.

Previous Post

Mbylle mikrofonin, të ta shpjegoj / Ke shkelur Kushtetutën — Përplasje Zhupa-Balla për nismën e sponsorizimeve në Komision

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al