Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nicolas Sarkozy dhe Carla Bruni sërish në gjykatë, akuzohen për manipulim dëshmitarësh dhe mashtrim

timoni.al by timoni.al
November 24, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Nicolas Sarkozy dhe Carla Bruni sërish në gjykatë, akuzohen për manipulim dëshmitarësh dhe mashtrim
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy dhe bashkëshortja e tij, Carla Bruni, do të përballen sërish me drejtësinë franceze. Prokurorët në Paris vendosën që çifti të dërgohet në gjyq në kuadër të një hetimi për manipulim dëshmitarësh dhe pjesëmarrje në një komplot kriminal që synonte kryerjen e mashtrimit të organizuar. Çështja, e njohur në Francë si “Sauver Sarko”, lidhet me rrethanat në të cilat ndërmjetësi franko-libanez Ziad Takieddine tërhoqi në nëntor 2020 akuzat kundër ish-presidentit; hetuesit dyshojnë se kjo ndryshim i qëndrimit mund të ketë qenë në këmbim të parave.

Takieddine, i cili ndërroi jetë më vonë, ishte një nga dëshmitarët kryesorë në hetimin që lidhet me dyshimet për financimin e fushatës presidenciale të Sarkozy-t në vitin 2007 nga ish-diktatori libian Muammar Gaddafi. Në atë kohë ai ndodhej në Bejrut, ku ishte larguar pasi ishte dënuar në një çështje tjetër, dhe nga aty dha një intervistë për revistën Paris Match dhe televizionin BFMTV, duke tërhequr deklaratat e mëparshme kundër Sarkozy-t. Takieddine pretendoi se hetuesi Serge Tournier kishte shtrembëruar fjalët e tij gjatë marrjes në pyetje.

Pas publikimit të intervistës, Sarkozy deklaroi se “e vërteta më në fund po zbulohet”. Megjithatë, hetimet e nisura në vitin 2021 nga autoritetet franceze kundër korrupsionit dhe krimeve financiare ngritën dyshime se deklaratat e Takieddine nuk ishin të sinqerta dhe mund të ishin pjesë e një përpjekjeje për të ndikuar në procesin gjyqësor.

Në total, 11 persona do të përballen me drejtësinë në Gjykatën Penale të Parisit. Sipas kalendarit aktual, procesi pritet të zhvillohet nga 3 nëntori deri më 2 dhjetor 2027. Nicolas Sarkozy dhe Carla Bruni akuzohen për “komplot për kryerjen e mashtrimit nga një grup i organizuar kriminal” dhe “mbulim të ryshfetit ndaj një dëshmitari”. Mes të pandehurve është edhe Michelle Marchand, e njohur si “Mimi Marchand”, e akuzuar për manipulim dëshmitarësh, pjesëmarrje në komplotin kriminal për mashtrim dhe përgatitje të ryshfetit ndaj zyrtarëve të huaj të drejtësisë. Avokatët e Sarkozy-t, Bruni-t dhe Marchand nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave të mediave për koment.

Ky proces i ri gjyqësor vjen vetëm pak ditë përpara se Gjykata e Apelit në Francë të shpallë vendimin për dhjetë të pandehur, mes tyre edhe Nicolas Sarkozy-n, në çështjen që lidhet me financimin e dyshuar të fushatës së tij presidenciale të vitit 2007 nga regjimi i Muammar Gaddafit në Libi.

Previous Post

28-vjeçarja, pa e ditur shtatzëninë, hyri në vaskë për dhimbje menstruale; 10 minuta më vonë lindi vajzë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al