Sveçla: Para drejtësisë të dalin të gjithë që qëndruan spektatorë në vend të mbrojtjes së Arlinda Zekajt

24 Nëntor 2026 | 17:42

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë thirrje që para përgjegjësisë të dalin të gjithë ata që dinin për rreziqet me të cilat përballej Arlinda Zekaj.

Arlinda Zekaj, 49-vjeçare nga Peja, u vra më 25 tetor 2026 në Vitomiricë, nga ish-kunati i saj, Albert Sylaj. Para vrasjes, Arlinda kishte kërkuar ndihmë nga institucionet dhe kishte pasur urdhër mbrojtës, ndërsa tri ditë para se të vritej i ishte drejtuar edhe kryeprokurores së Pejës për të shprehur shqetësimin për sigurinë e saj.

E të martën u arrestuan edhe katër persona të tjerë që dyshohet se janë përfshirë në rast.

Ministri Sveçla ka thënë se hetimet duhet të vazhdojnë në të gjitha dimensionet deri në zbardhjen e plotë të rastit.

“ Mirëpres çdo hetim dhe veprim institucional që ndihmon në zbardhjen e plotë të rastit dhe sjelljen para drejtësisë jo vetëm të kryesve, por edhe të të gjithë atyre që mund të kenë kontribuar apo lehtësuar kryerjen e këtij krimi. Vrasja e grave nuk mund të ketë asnjë justifikim dhe autorët duhet të marrin dënimin maksimal të paraparë me ligj. Dënimi me burgim të përjetshëm i konfirmuar dje ndaj Naim Murselit për vrasjen e Liridonës është një dëshmi e rëndësisë së ndëshkimit të merituar për krime të tilla. Mbetem në mbështetje të plotë të institucioneve tona në zbardhjen e çdo rrethane dhe në vënien para përgjegjësisë të secilit që ka pasur dijeni për rrezikun me të cilin përballej Arlinda, përfshirë edhe ata që, përballë kërkesës së saj për të jetuar e sigurt, madje edhe në pronën e saj, kanë zgjedhur të qëndrojnë spektatorë në vend se të veprojnë për mbrojtjen e jetës së saj. Asnjë përgjegjësi nuk duhet të mbetet pa u hetuar dhe asnjë shkelje pa u trajtuar sipas ligjit”, ka shkruar ai në Facebook.

Pas vrasjes së Zekajt u suspenduan kryeprokurorja dhe prokurorja e rastit, si dhe 11 zyrtarë policorë. Ndërkaq drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha dha dorëheqje. Vrasja nxiti protesta, me kërkesa për drejtësi dhe përgjegjësi institucionale, ndërsa Kuvendi i Kosovës themeloi Komisionin Hetimor Parlamentar për këtë rast. Sveçlës iu kërkua dorëheqja por ai refuzoi me arsyetimin se kjo nuk ndihmon në zgjidhjen e rastit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

DOSJA E FRIKSHME| Vjehrra incizonte çdo lëvizje të Arlindës. Pas vrasjes, ajo dhe kunati shqetësoheshin për zbulimin e bashkëpunimit

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar paraburgim për katër persona të dyshuar për përfshirje në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, më 25 tetor në...
16:55 | 24/11/2026

Shtyhet seanca ndaj ish-bashkëshortit, avokati i Arlinda Zekaj: Nuk u cilësua si viktimë e ndjeshme

Seanca e shqyrtimit fillestar ndaj J.S, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, nuk është mbajtur këtë të martë në Gjykatën Themelore në Pejë. Ai akuzohet për veprën...
16:00 | 24/11/2026

Mbrojtja e Kadri Veselit përgatit apelin në Hagë: I është mohuar drejtësia

Mbrojtja e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është në fazën përfundimtare të përgatitjes së njoftimit për apel ndaj aktgjykimit të shkallës së parë...
15:11 | 24/11/2026