Tani është zyrtare. Rey Manaj ka ndërprerë bashkëpunimin me Sivasspor, pasi këta të fundit nuk janë treguar korrekt me pagesat. Vetë sulmuesi kuqezi ka ndarë me ndjekësit vendimin e fundit, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Erdha te Sivasspor-i me një qëllim: të ndihmoj ta rikthej klubin aty ku i takon, në Super Lig, dhe të jem pjesë e atij projekti ambicioz. Për fat të keq, skuadra dhe kushtet e nevojshme për ta arritur atë qëllim nuk u krijuan kurrë.

Pas një periudhe të gjatë durimi, më është dashur të marr një nga vendimet më të vështira të karrierës sime: të ndërpres kontratën time me Sivasspor-in.

Gjatë muajve të fundit, i dhashë klubit shumë mundësi. Në disa raste i dhashë klubit 15 ditë për të përmbushur detyrimet e tij, dhe çdo herë shpresoja se situata më në fund do të zgjidhej. Fatkeqësisht, pagesat nuk u kryen dhe premtimet që mu dhanë nuk u mbajtën. Gjithmonë zgjodha t’i jepja klubit një mundësi tjetër, por durimi im nuk u respektua.

Kjo është zemërthyese për mua. Sivasspor-i ka qenë shtëpia ime dhe dhashë gjithçka për këtë fanellë në fushë.

Për tifozët e Sivasspor-it: më mbështetët nga dita e parë deri në të fundit. Dashuria dhe respekti juaj kanë më shumë rëndësi për mua sesa mund ta shprehin fjalët. Edhe pse sot po ndajmë rrugët tona, Sivasspor-i do të jetë gjithmonë në zemrën time dhe unë do të mbetem gjithmonë një mbështetës i kësaj steme. Faleminderit për gjithçka”, shkruan Manaj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb