Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit mbrëmjen e sotme, ku një 17-vjeçar dyshohet se ka goditur me thikë në bark një punonjës të një fast food-i.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta. Pas plagosjes, autori i mitur është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur kërkimet për kapjen e tij.
I plagosuri 29-vjeçar, Bexhet Myftari, është dërguar në spital, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas informacioneve paraprake, 17-vjeçari është larguar menjëherë nga vendngjarja pas sulmit, ndërsa policia po punon për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.
Njoftimi i Policisë:
Fier/Plagosi me mjet prerës një 29-vjeçar dhe u largua nga vendngjarja, identifikohet 17-vjeçari dhe vijon puna për kapjen e tij.
Sot, rreth orës 17:20, në lagjen “Konferenca e Pezës”, janë konfliktuar shtetasit B. M., 29 vjeç, dhe G. A., 17 vjeç.
Gjatë konfliktit, shtetasi 17-vjeçar dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) 29-vjeçarin dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
29-vjeçari është transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.







Komente
Komento