Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit, ku një 15-vjeçar dyshohet se ka plagosur me thikë në bark një punonjës të një fast food-i.

I plagosuri është një 30-vjeçar, i cili pas sulmit është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta. Pas plagosjes, autori i mitur është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia ka nisur kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e 15-vjeçarit, ndërsa po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb