Një konflikt për radhën e shërbimit në një piceri në qytetin e Fierit ka përfunduar me plagosjen me thikë të një punonjësi të biznesit.
Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e sotme, ku një 15-vjeçar dyshohet se ka goditur me thikë në pjesën e barkut një 30-vjeçar, i cili punonte në fast food.
Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka nisur për motive të dobëta, pas një zënke lidhur me radhën e porosisë. Debati mes të miturit dhe punonjësit ka agravuar deri në përdorimin e thikës.
I plagosuri ka marrë dëmtime të lehta dhe është transportuar në spitalin e Fierit, ku ka marrë ndihmën mjekësore.
Ndërkohë, pas incidentit, 15-vjeçari është larguar nga vendngjarja. Policia ka nisur punën për lokalizimin dhe shoqërimin e tij, ndërsa po hetohen rrethanat dhe shkaqet e plota të konfliktit.
© SYRI.net
Eksplozivi ndaj lokalit në Athinë, zbulohet emri i pronarit shqiptar. Tre herë pre e sulmeve
Gjykata e Lartë ndryshon vendimin për kopshtarin e dënuar për rastin e zhdukjes së Jan Pregës: Ja sa vite dënohet...
U zhdukën 3.6 mld lekë nga posta, çifti ‘Metaj’ akuzon çiftin 'Budini'. Të dyja palët ballafaqim në SPAK