Dy dëmtime në një ndeshje, Ismajli rrezikon të mos luajë më në vitin 2026

24 Nëntor 2026 | 18:12

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli, rrezikon ta mbyllë para kohe vitin futbollistik 2026, pas dy dëmtimeve të pësuara në ndeshjen e fundit të Torinos ndaj Napolit.

Ekzaminimet mjekësore kanë zbuluar se futbollisti shqiptar ka pësuar një dëmtim të shkallës së ulët në muskujt aduktorë të kofshës së majtë, si dhe një frakturë në dorën e djathtë. Ky dëmtim i fundit mund të kërkojë ndërhyrje kirurgjikale.

Sipas raportimeve të mediave italiane, Ismajli do të qëndrojë jashtë fushave për të paktën tri javë. Pas kësaj periudhe, gjendja e tij do të rivlerësohet për të përcaktuar kohën e rikthimit në dispozicion të trajnerit.

Fraktura në dorën e djathtë e bën të mundshme ndërhyrjen kirurgjikale, çka shton pasigurinë për rikuperimin e mbrojtësit kuqezi.

Ismajli u dëmtua në ndeshjen e së shtunës ndaj Napolit, të cilën Torino e humbi me rezultatin 1-0. Ai u largua nga fusha pas më shumë se 70 minutash lojë.

Për shkak të këtyre dëmtimeve, mbrojtësi shqiptar pritet të mungojë në përballjet e Torinos me Lazion, Genoan dhe Interin. Në pikëpyetje është edhe aktivizimi i tij në ndeshjen ndaj Cagliarit, më 20 dhjetor. Sipas raportimeve, rikthimi i tij mund të shtyhet deri në janar 2027.

Mungesa e Ismajlit përbën një shqetësim edhe për Kombëtaren shqiptare, pasi ai është një prej lojtarëve të rëndësishëm të repartit defensiv.

30-vjeçari ka regjistruar 13 paraqitje me Torinon në këtë sezon, ndërsa klubi italian do të duhet të bëjë pa shërbimet e tij për disa javë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rey Manaj ndërpret kontratën me Sivassporin: Nuk përmbushën detyrimet financiare dhe premtimet

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, ka njoftuar ndërprerjen e kontratës me klubin turk Sivasspor. Përmes një deklarate të publikuar në një story në profilin...
17:47 | 24/11/2026

Ekstradimet nga Dubai tronditin botën e krimit, të kërkuarit ndërkombëtarë po kërkojnë streha të reja

Arrestimet dhe ekstradimet e bujshme në Dubai po ndryshojnë klimën për personat e kërkuar ndërkombëtarisht, të cilët prej vitesh kishin gjetur strehë në Emiratet e...
16:48 | 24/11/2026

“Mëso të sillesh me njerëzit”, Balla përplaset me Zhupën: Mbledh firma dhe të shkarkoj

Diskutimet për projektligjin “Për sponsorizimet” në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën janë shoqëruar me debate mes kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant...
16:05 | 24/11/2026