Plagoset me thikë 29-vjeçari në Fier, shpallet në kërkim autori i mitur

24 Nëntor 2026 | 18:17

Një 29-vjeçar është plasur me thikë në qytetin e Fierit të martën. Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 17:20, në lagjen “Konferenca e Pezës”, ku janë konfliktuar shtetasit Bexhet Myftari 29 vjeç, dhe G. A., 17 vjeç.

Gjatë konfliktit, shtetasi 17-vjeçar dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) 29-vjeçarin dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

29-vjeçari është transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga burgim i përjetshëm në 25 vite burg për Festim Bexhdilin, fshehu provat për vrasjen e Jan Prengës

Gjykata e Lartë ka ndryshuar masën e dënimit për Festim Bexhdilin, duke e ulur atë nga burgim i përjetshëm në 25 vite burg. Bexhdili, kopshtari...
16:31 | 24/11/2026

Vrasja e Nikulajt, Prokuroria kërkon lënien në fuqi të burgimit të përjetshëm për Saraivën

Prokuroria e Lezhës ka kërkuar lënien në fuqi të dënimit me burgim të përjetshëm për shtetasin portugez Ruben Saraiva, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit...
15:18 | 24/11/2026

Zbulohet ambient për kultivimin e drogës, procedohen 5 punonjës të OSHEE-së në Shkodër

Pesë punonjës të OSHEE-së në Shkodër janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre, në vijim të hetimeve të zhvilluara në kuadër të operacionit të koduar “Labirinti”,...
15:05 | 24/11/2026