E martë, 24 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Abuzuan me 13-vjeçaren shqiptaro-amerikane, arrestohen dy persona (EMRAT)

Foto ilustruese

Lidhur me ngjarjen e rëndë mbi 13-vjeçaren shqiptaro-amerikane, të larguar një javë më parë nga banesa, e cila u gjet ditën e sotme në Tiranë, kanë dalë detaje të reja.

Policia e Tiranës dhe ajo e Fierit kanë vënë në pranga dy persona, të akuzuar për abuzim seksual me të miturën.

Bëhet me dije se në Tiranë u ndalua Adrian Qerimi, 46 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa shërbimet e DVP Fier ndaluan Elton Vrenozi, 49 vjeç, banues në Fier.

Gjykata caktoi ndaj të dy shtetasve masën e sigurimit personal “Arrest në burg”. Ata dyshohen për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Trafikimi i të miturve”.

Reklamë

Njoftimi:

Ndalohen, në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe DVP Fier, dy shtetas të dyshuar për trafikim të të miturve dhe abuzim seksual.

Pas kallëzimit të familjarëve se një 13-vjeçare ishte larguar nga banesa, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Shkodër dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër nisën kërkimet për gjetjen e saj. Kërkimet u zhvilluan në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe DVP Fier, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës dhe me asistencën e strukturave të sigurisë së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pas disa ditësh kërkimesh, e mitura u gjet në Tiranë.

Në kuadër të hetimeve për këtë rast, shërbimet e DVP Tiranë ndaluan shtetasin A. Q., 46 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa shërbimet e DVP Fier ndaluan shtetasin E. V., 49 vjeç, banues në Fier.

Gjykata caktoi ndaj të dy shtetasve masën e sigurimit personal “Arrest në burg”. Ata dyshohen për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Trafikimi i të miturve”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 100 dhe 128/b të Kodit Penal.

Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.