
Policia e Fierit ka dhënë detaje mbi9 plagosjen me thikë që ndodhi pasditen e së martës në Fier. Sipas bluve, “rreth orës 17:20, në lagjen “Konferenca e Pezës”, janë konfliktuar shtetasit B. M., 29 vjeç, dhe G. A., 17 vjeç”.
“Gjatë konfliktit, shtetasi 17-vjeçar dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) 29-vjeçarin dhe më pas është larguar nga vendngjarja. 29-vjeçari është transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, lexohet në njoftimin e policisë, shkruan A2.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
