E martë, 24 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Plagosi punonjësin e fast food-it në Fier, arrestohet autori

Policia e Fierit ka arrestuar 17 vjeçarin me iniciale G.A, i cili plagosi me thikë punonjësin e fast food-it.

Ngjarja ndodhi pas një konflikti të momentit mes dy personave.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Në vijim të informacionit paraprak për një konflikt të ndodhur në lagjen “Konferenca e Pezës”, Fier, ku u plagos me mjet prerës shtetasi B. M., 29 vjeç, bëjmë me dije se është identifikuar dhe kapur autori i dyshuar, shtetasi G. A.,

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon intensivisht veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.