SHBA organizon për herë të tretë Kupën e Amerikës në vitin 2028
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë pritëse të Kupës së Amerikës për edicionin e vitit 2028, për të dytën herë radhazi. Lajmi është konfirmuar nga CONMEBOL dhe CONCACAF.
Edicioni i 49-të i turneut do të zhvillohet nga 9 qershori deri më 9 korrik 2028, me pjesëmarrjen e 16 kombëtareve, përfshirë 10 përfaqësueset e Amerikës së Jugut dhe gjashtë të Amerikës së Veriut dhe Qendrore.
Gjashtë ekipet e CONCACAF do të sigurojnë kualifikimin përmes Kupës së Artë 2027.
Kjo do të jetë hera e tretë që SHBA organizon këtë kompeticion, pas edicioneve të vitit 2016 dhe 2024. Në turneun e fundit triumfoi Argjentina, e cila mposhti Kolumbinë 1-0 në finale pas kohës shtesë.
Detajet për qytetet pritëse, stadiumet dhe kalendarin e ndeshjeve do të bëhen publike në një fazë të mëvonshme.
Dy dëmtime në një ndeshje, Ismajli rrezikon të mos luajë më në vitin 2026
Rey Manaj ndërpret kontratën me Sivassporin: Nuk përmbushën detyrimet financiare dhe premtimet
Boksieri humbet titullin botëror sepse harroi të bënte testin e gjinisë
- 19:04 Infarkti dhe goditja në tru mund të paralajmërohen deri në 30 vite më herët
- 18:59 “Pashë djallin dhe dëgjova zërin e tij”, zbulohen ditarët sekretë të Papa Françeskut
- 18:57 Jeta Deda vihet në krye të Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”
- 18:54 Arrestohen dy persona për trafikim të të miturve dhe abuzim seksual, gjendet në Tiranë 13-vjeçarja e larguar nga banesa
- 18:53 Faturat e ujit me fasha, mbi 18 m³ familjet mund të paguajnë më shumë
- 18:49 SHBA-të braktisin Ukrainën, Hegseth vonon dorëzimin e 60 sistemeve mbrojtëse “Patriot”