Policia ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar për plagosjen me thikë të një 29-vjeçari në Fier.

Ngjarja u regjistrua në lagjen “Konferenca e Pezës”, ku Bexhet Myftari mbeti i plagosur pas një konflikti fizik. I dyshuari për sulmin është identifikuar si Grejsi Avdulaj, i cili është kapur nga forcat e policisë.

Sipas njoftimit zyrtar, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e konfliktit dhe për të përcaktuar motivet që çuan në përdorimin e mjetit prerës.