Rrëzohet gjatë stërvitjes helikopteri ushtarak në Turqi, ministria jep detajet e para (VIDEO)

24 Nëntor 2026 | 19:16

Një helikopter ushtarak i tipit AS-532 është rrëzuar pasditen e së martës në provincën e Eskisehirit, në Turqi, gjatë një fluturimi stërvitor.

Sipas një njoftimi të Ministrisë turke të Mbrojtjes Kombëtare, në vendngjarje janë lokalizuar rrënojat e helikopterit, ndërsa vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit. Në zonë janë angazhuar disa ekipe të emergjencës dhe të shpëtimit.

Në deklaratën e ministrisë thuhet se helikopteri i Forcave Ajrore Turke ishte ngritur nga Eskisehiri për qëllime stërvitore, por pësoi aksident gjatë fluturimit. Deri në momentin e raportimit, autoritetet nuk kanë dhënë informacion mbi gjendjen e personave që ndodheshin në bord apo shkaqet e rrëzimit.

Helikopteri AS-532 Cougar është një mjet ushtarak me dy motorë, i përdorur për transportin e personelit, evakuimin mjekësor dhe misionet e kërkim-shpëtimit. Ai mund të transportojë nga 20 deri në 29 ushtarë të pajisur plotësisht, në varësi të kushteve të fluturimit.

Ky është aksidenti i dytë me një helikopter ushtarak në Turqi brenda pak javësh. Më 12 nëntor, një helikopter i tipit S-70 u rrëzua në provincën e Malatyas, duke shkaktuar vdekjen e katër ushtarëve. Shkaku i atij aksidenti ende nuk është përcaktuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SpaceX nis misionin, lëshon raketën me ngarkesë sekrete për Forcat Hapësinore të SHBA-së

Kompania amerikane SpaceX, në bashkëpunim me Forcat Hapësinore të SHBA-së, ka lëshuar të martën një raketë Falcon 9 që transportonte një ngarkesë të klasifikuar ushtarake....
19:21 | 24/11/2026

SHBA-të braktisin Ukrainën, Hegseth vonon dorëzimin e 60 sistemeve mbrojtëse “Patriot”

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka vonuar dorëzimin e 60 sistemeve të mbrojtjes ajrore të tipit “Patriot” për Ukrainën. Ngarkesa e bllokuar përfshin interceptues...
18:49 | 24/11/2026

Putin kërcënon me kundërpërgjigje ndaj Ukrainës: Do reagojmë ndaj sulmeve mbi rafineritë tona

Rusia do të kundërpërgjigjet në mënyrë të pashmangshme ndaj sulmeve të vazhdueshme të Ukrainës kundër rafinerive ruse të naftës. Kështu deklaroi të martën presidenti rus,...
18:23 | 24/11/2026