Champions League/ Luis Enrique luan kundër së kaluarës: “Roma, skuadër që nuk ka frikë…
Presidenti i Galatasaray, Dursun Ozbek deklaroi se qeveria e kryeministrit Benjamin Netanyahu ishte ankuar në UEFA për parullat në favor të popullit palestinez që u shpalosën nga tifozët e skuadrës turke.
‘Dëgjuam se qeveria Netanyahi është ankuar kundër klubit tonë në UEFA për shkak të parullave që tifozët tanë shfaqën në mbështetje të popullit palestinez-tha kreu i klubit të njohur turk.
Në disa raste, tifozët e Galatasaray e kanë ndërmarrë një nismë të tillë. Mes tyre ishte ajo e shfaqur në 22 tetor në ndeshjen ndaj Bodo/Glimt dhe në atë parrullë që ishte në gjuhën angleze lexohej ‘Stop the Genocide’
‘Do të vazhdojmë që të flasim e të mos heshtim përballë vuajtjeve të popullit palestinez-vijoi Ozbek-kërkojmë që edhe UEFA të shohë këtë çështje me të njëjtën ndjeshmëri e të mos i japë asnjë kredit asaj ankese, e diktuar nga motivime politike’.
Top Channel