“Ripërtëritja” e Partisë Demokratike në Durrës nuk ka nisur sipas parashikimeve. Takimi i zhvilluar këtë pasdite është ndërprerë për disa minuta, pasi në ambientet ku mbahej aktiviteti është ndërprerë energjia elektrike.
Ndërprerja ka krijuar pakënaqësi mes të pranishmëve, ndërsa aktiviteti është pezulluar përkohësisht deri në rikthimin e energjisë.
Pas këtij incidenti të pranishmit në sallë nisën të brohorisnin dhe disa të tjerë ndezën blicat e telefonit.













