Protesta qytetare në Tiranë vijon prej 178 ditësh, me pjesëmarrësit që mbeten të vendosur në kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.
Gjatë tubimit pati tensione mes protestuesve dhe forcave të policisë, të cilat ndërhynë duke i shtyrë qytetarët drejt trotuarit përballë selisë së Kuvendit, me qëllim lirimin e rrugës.
Pavarësisht se protesta po zhvillohej në mënyrë paqësore, efektivët përdorën forcë për të larguar protestuesit nga bulevardi dhe për të mos lejuar vijimin e tubimit në rrugë.
Qytetarët deklarojnë se nuk do të heqin dorë nga kauza e tyre dhe se do ta vazhdojnë reagimin deri në realizimin e kërkesave.
Ata u kanë bërë thirrje qytetarëve nga të gjitha qytetet e vendit që t'i bashkohen protestës kombëtare të paralajmëruar për 28 nëntor, me synimin për të shndërruar revoltën qytetare në një reagim mbarëkombëtar kundër qeverisë.
"Nuk ndalemi deri në largimin e Ramës", është mesazhi i përcjellë nga protestuesit.
© SYRI.net
Berisha: U jap fjalën se bandat, bashkë me Padrinon e tyre, do përfundojnë para ligjit! Nuk ka zgjedhje në kushtet e partisë shtet
VIDEO/ Berisha paralajmëron Ramën: Fjalën e fundit e ka gjithmonë sovrani! 28 Nëntori po vjen...
Bylykbashi: Asnjë kompromis me krimin, Shqipëria duhet të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme pa Edi Ramën