Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një fjalim para demokratëve në Durrës, ku ka akuzuar qeverinë Rama për vendosjen e një regjimi që e cilësoi si “narkodiktaturë”. Gjatë takimit, Berisha bëri një paralelizëm mes zhvillimeve të viteve 1990 dhe protestave të fundit të studentëve, duke akuzuar kryeministrin se ka përdorur dhunën ndaj tyre dhe se u ka caktuar përfaqësuesit, në ndryshim nga lëvizja studentore e dhjetorit 1990. Ai gjithashtu përshëndeti studentët dhe pedagogët që janë bërë pjesë e revoltës kundër qeverisë.