Protesta e qytetarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është shoqëruar sërish me tensione mes demonstruesve dhe forcave të Policisë. Në tubimin e 178-të, efektivët ndërhynë fizikisht ndaj protestuesve, duke i larguar nga hapësira e rrugës dhe duke i shtyrë në drejtim të trotuarit përballë Kuvendit.
Ndërhyrja e forcave të rendit erdhi gjatë zhvillimit të protestës, ndërsa demonstruesit kundërshtuan zhvendosjen e tyre nga bulevardi. Policia ndërhyri për të liruar qarkullimin e automjeteve, duke mos lejuar vijimin e tubimit në rrugë.
Ndërkohë, vëmendja tashmë është zhvendosur te protesta e radhës, e paralajmëruar për të shtunën, më 28 nëntor, në Ditën e Flamurit. Kësaj here, organizatorët presin edhe pjesëmarrjen e shqiptarëve nga Diaspora.











