Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, Akili dhe Nora zhvilluan një bisedë rreth marrëdhënies së saj me Rronin dhe përfshirjes së saj në lojë.
Akili i tha Norës se, nga ajo që kishte vënë re, ajo dukej më e lidhur me lojën sesa me Rronin.
Të lidhura
None found
“Rronin e pëlqen, por loja të tërheq më shumë se ai”, i tha Akili.
Nora u përgjigj se, edhe po të ishte Rroni në shtëpi, secili prej tyre do ta vazhdonte lojën më vete.
“Edhe sikur ai të ishte këtu, do të thoshim se secili flet për veten dhe luan për veten. Ne nuk jemi si ti, Nichi dhe Antoneta”, tha Nora.
Akili nuk e ndryshoi mendimin e tij dhe sqaroi se këtë përshtypje e kishte krijuar nga sjellja e Norës gjatë Prime-it të mbrëmshëm.
Diskutimin e plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë.





