Një grup qytetarësh zhvilluan këtë të martë protestën e radhës para Kryeministrisë.

Pasi qëndruan për pak kohë para Kryeministrisë, ata edhe si netët e kaluara vijuan marshimin në rrugët e Tiranës.

Në përfundim të marshimit ata u grumbulluan sërish te bulevardi 'Dëshmorët e Kombit' ku edhe përsëritën thirrjet e tyre për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë shërbimet  e policisë qëndruan në gatishmëri për shmangien e ndonjë incidenti të mundshëm.