Ai që ka rëndësi është rikuperimi, jo kontrata. Ky është mesazhi që drejtuesit e Bayernit të Mynihut iu dhanë agjentëve të Jamal Musialës në një takim që u zhvilliua gjatë kësaj të marte, pak ditë pas kritikave të bëra në drejtim të klubit gjerman nga sindikata ndërkombëtare e futbollistëve, FIFPro me këtë të fundit që kishte folur për një strategji të koordinuar për të ushtruar presion ndaj Musialës, pas krizës së fundit epileptike të pësuar nga futbollisti gjatë një seance stërvitore

Drejtori Sportiv i Bayernit të Mynihut, Max Eberl i përkufizoi bisedimet me agjentët e futbollistit, shumë konstruktive.

‘Sot u diskutua ekskluzivisht si të kthejmë Jamal në fushë ashtu siç ishte para dëmtimit muskular të pësuar gjatë pauzës për ndeshjet e kombëtareve-tha Eberl-ky është i vetmi objektiv i Bayernit në këtë moment; t’i transmetojmë besim Jamal, pa u përballur me çështje që lidhen me paratë apo diçka tjetër’.

Në ditët e kaluara, disa prej figurave më të rëndësishme të Bayernit ngritën pikëpyetje në lidhje me mundësinë e kthimit të Musialës në nivelet e tij më të mira duke nënkuptuar se rinovimi i kontratës në vitin e kaluar mund të mos pasqyrojë vlerën aktuale të futbollistit. Hipoteza e rinegocimit të kontratës së Musialës për shkak të problemeve të tij shëndetësore solli një reagim të fortë të FIFPro. ‘Kontratat duhen respektuar’-ishte shprehur sindikata.

Ndërkaq, Jamal Musiala është mes 20 futbollistëve të grumbulluar në skuadër për ndeshjen e së mërkurës në Ligën e Kampioneve ndaj Lille në fushën e kësaj të fundit.

Top Channel