Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit, ku një 15-vjeçar dyshohet se ka goditur me thikë në bark një punonjës 30-vjeçar të një fast food-i.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta. Pas konfliktit, i mituri është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa 30-vjeçari i plagosur është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Ndërkohë, policia ka nisur kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e 15-vjeçarit, si dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.


























