E martë, 24 nëntor 2026 · Tiranë Facebook
Kronikë

Papajorgji pret ambasadorin italian, në fokus forcimi i kulturës kushtetuese

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Fiona Papajorgji, priti sot në një takim kortezie ambasadorin e Republikës së Italisë në Shqipëri, Marco Alberti.

Gjatë takimit, Papajorgji shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë italiane dhe të Ambasadës së Italisë për Gjykatën Kushtetuese, duke vlerësuar marrëdhëniet e konsoliduara të bashkëpunimit institucional ndërmjet dy vendeve. Në veçanti, Papajorgji vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë me Gjykatën Kushtetuese të Italisë, duke theksuar rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të këtij bashkëpunimi përmes shkëmbimit të përvojave profesionale, ekspertizës juridike dhe zhvillimit të nismave të përbashkëta.

Nga ana e tij, ambasadori Alberti vlerësoi rolin e Gjykatës Kushtetuese në garantimin e shtetit të së drejtës dhe në respektimin e parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve. Ai shprehu gjithashtu gatishmërinë e palës italiane për të vijuar mbështetjen ndaj Gjykatës përmes projekteve konkrete, me fokus forcimin e kulturës kushtetuese.

Në kontekstin e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian u nënvizua rëndësia e e bashkëpunimit me institucionet homologe të vendeve anëtare të BE-së, në funksion të konsolidimit të drejtësisë kushtetuese.

Të fundit

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *