E martë, 24 nëntor 2026 · Tiranë Facebook
Shëndetësi

Jeta Deda emërohet drejtoreshë e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, zëvendëson Elisaveta Treskën

Jeta Deda është drejtoresha e re e përgjithshme e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, duke marrë drejtimin e një prej institucioneve të rëndësishme shëndetësore në vend.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, e cila thekson se Deda do të ketë përgjegjësinë për të çuar përpara prioritetet e institucionit, me fokus forcimin e kapaciteteve spitalore, mirëmenaxhimin dhe rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj pacientëve.

Në njoftimin e saj, Ministria ka shprehur gjithashtu mirënjohje për Elisaveta Treskën për angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë drejtimit të institucionit, ndërsa i ka uruar suksese Jeta Dedës në detyrën e re.

Jeta Deda ka një përvojë disa vjeçare në administratën publike, ku ka mbajtur disa poste drejtuese.

Përpara emërimit në krye të Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, ajo ka drejtuar Operatorin e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor (OSHKSH), si dhe Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU).

Më herët ka punuar në Kryeministri, në pozicione këshillimore dhe drejtuese. Deda është diplomuar në Drejtësi në Universitetin e Tiranës dhe ka një master shkencor në të Drejtën Penale.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Të fundit

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *