Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Jamarbër dhe Argita Malltezit për heqjen e sekuestros mbi 25 pasuri, duke lënë në fuqi vendimet e mëparshme të Gjykatës së Posaçme dhe Apelit të Posaçëm.
Me këtë vendim, pasuritë e çiftit Malltezi do të vijojnë të mbeten nën sekuestro, në kuadër të hetimeve për dosjen “Partizani”.
Bëhet fjalë për një sërë asetesh, mes të cilave llogari bankare me vlera të ndryshme monetare, apartamente dhe përqindje kuotash në disa kompani.
Jamarbër Malltezi po gjykohet për veprat penale të “korrupsionit pasiv” dhe “pastrimit të parave”, në çështjen që lidhet me privatizimin e kompleksit sportiv “Partizani”.
Vendimi i fundit i Gjykatës së Lartë lë në fuqi masën e sekuestros për të 25 pasuritë, duke rrëzuar një tjetër përpjekje të Malltezëve për t’i rikthyer ato në dispozicion.













